Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali në garë për Cancelon

Skuadra e Arsenalit është futur fuqishëm në garë për shërbimet e portugezit Joao Cancelo, ka bërë të ditur “The Sun” të enjten. Tabloidi anglez ka shkruar se Arsenali është i vendosur ta transferojë Cancelon këtë verë, pasi ai pritet të largohet nga Manchester City.

Cancelo në fillim të këtij viti u huazua te Bayerni, por ekipi gjerman nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit për 70 milionë euro. 28-vjeçari po shihet te Arsenali si përforcim i duhur dhe ekipi londinez është i gatshëm ta paguajë shumën e kërkuar nga City për transferimin e tij.

Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Valencia, Interi e Benfica. Këtë edicion Cancelo ka 3 gola e 11 asistime në të gjitha garat. Ai po kërkohet edhe nga Barcelona.