Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, portugezin Joao Cancelo, përcjell të hënën “Mundo Deportivo”.
Gazeta spanjolle bën të ditur se drejtuesit e Barcelonës tashmë janë takuar me agjentin e Cancelos, të cilin po synojnë ta transferojnë gjatë kësaj vere. Cancelo në fillim të këtij viti u huazua te Bayerni nga Manchester City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Bayerni nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në verë për 70 milionë eurosh dhe këtë situatë po dëshiron ta shfrytëzojë Barcelona.
Në fakt, ekipi spanjoll po kërkon huazimin njëvjeçar të Cancelos me detyrim të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.
28-vjeçari ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 10 herë këtë edicion në 44 paraqitje.