Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni nuk do ta blejë Cancelon

Joao Cancelo pritet të rikthehet te Manchester City nga Bayern Munichu në fund të sezonit, ka raportuar “Bild” të mërkurën. Bëhet e ditur se skuadra gjermane ka vendosur që mos ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së portugezit, i cili nuk e ka bindur trajnerin Julian Nagelsmann.

Në dy ndeshjet e fundit kampionale, Cancelo nuk është aktivizuar fare te Bayerni pasi në pozitën e krahut po preferohet kroati Josip Stanishiq. Cancelo në janar u huazua për gjashtë muaj te Bayerni, ekip që ka të drejtën e blerjes së tij në verë për 70 milionë euro.

28-vjeçari ka dy asistime në 5 ndeshje të luajtura për Bayernin, ndërsa me skuadrën e Cityt ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Artikuj të ngjashëm