Joao Cancelo refuzon të kthehet te skuadra e Manchester Cityt.
Ai ka kërkuar të mbetet edhe më gjatë pjesë e gjigantit gjerman, Bayern Munich. Futbollisti portugez është huazuar nga City te skuadra e Bayernit deri në qershor të këtij viti. Mbrojtësi 28-vjeçar është i lumtur te Bayerni.
Ai në sezonin aktual ka kontribuar me një asistim në katër ndeshje. Klubi gjerman ka një opsion për ta blerë kartonin e futbollistit të krahut për 60 milionë euro. Reprezentuesi i Portugalisë me Cityn ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.