Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Cancelo pranon kalimin te Bayerni

Joao Cancelo

Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, pritet të jetë lëvizja e madhe në afatin kalimtar të janarit. “The Athletic” ka njoftuar të hënën se Cancelo do t’i bashkohet Bayern Munichut, ekip me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale.

Cancelo te Bayerni do të huazohet deri në fund të sezonit, ndërsa ekipi gjerman do ta ketë të drejtën e blerjes së tij në verë nga Manchester City.

Cancelo ka vendosur të largohet nga City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e tij.

28-vjeçari deri më tani ka dy gola e pesë asistime në 26 ndeshje për Cityn. Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Juventusi.

Artikuj të ngjashëm