Manchester Unitedi po përgatit një ofertë të çmendur për sulmuesin e krahut, Vinicius Junior që është pjesë e skuadrës së Real Madridit. “Fichajes” raporton të mërkurën se Unitedi është gati të ofroj 150 milionë euro për transferimin e brazilianit me të përfunduar edicioni aktual.
Vinicius ka gjasa të largohet nga Reali, pasi klubi madrilen është i gatshëm ta shesë në verë për t'i bërë vend në ekip francezit Kylian Mbappe.
Vinicius po shihet si përforcim i madh te Manchester Unitedi prej edicionit të ardhshëm dhe për këtë arsye ekipi anglez është i fokusuar te transferimi i tij.
23-vjeçari ka vazhduar me shkëlqimin e tij edhe këtë edicion, ku ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2018 dhe ka kontratë deri në vitin 2027.