Sulmuesi i krahut, Vinicius Junior, do të jetë largimi i madh nga Real Madridi me të përfunduar edicioni aktual. “Marca” ka raportuar të mërkurën se Reali ka vendosur ta nxjerrë në shitje brazilianin këtë verë, në mënyrë që të krijojë hapësirë për francezin Kylian Mbappe.
Mbappe pritet t’i bashkohet Realit si lojtar i lirë, pasi tashmë ka marrëveshje me ekipin spanjoll dhe kjo është arsyeja e shitjes së Viniciusit. Për ta lënë të lirë 23-vjeçarin, Reali po kërkon të paktën 150 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij tashmë ka shfaqur Manchester City.
Vinicius është pjesë e Realit prej vitit 2018, ndërsa këtë edicion ka gjashtë gola e katër asistime në të gjitha garat. Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në verën e vitit 2027.