Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City insiston për Kubon

Mesfushori ofensiv, japonezi Takefusa Kubo pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League të Anglisë. “Fichajes” ka raportuar të enjten se Kubo sipas të gjitha gjasave do të jetë pjesë e Manchester Cityt prej edicionit të ardhshëm.

Thuhet se City është favorit për 22-vjeçarin, i cili po kërkohet edhe nga Manchester Unitedi e Real Madridi. Në fakt, City ka njoftuar Real Sociedadin se do ta paguajë klauzolën e lirimit për Kubon që është në vlerë prej 50 milionë eurove.

Kubo vitin e shkuar iu bashkua Sociedadit, ndërsa këtë edicion po shkëlqen me ekipin spanjoll. Ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 4 herë në 23 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Sociedadin deri në verën e vitit 2027.