Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Merino mund të rikthehet në Angli

Mikel Merino mund të kthehet të luajë sërish në Premier League të Anglisë. Interesim për futbollistin spanjoll ka shprehur Manchester Unitedi, shkruajnë të mërkurën mediumet në Spanjë.

27-vjeçari është pjesë e Real Sociedadit, ndërsa më herët në Angli ka luajtur për Newcastle United.

Ai, po ashtu, ka luajtur edhe për Dortmundin dhe Osasunan.

Me Sociedadin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Mesfushori ka luajtur 19 ndeshje për Përfaqësuesen e Spanjës, ndërsa ka shënuar një gol.