Bruno Guimaraes mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Newcastle United. Interesimi për brazilianin 26-vjeçar kanë shprehur skuadra tjera të mëdha angleze.
Në garë për mesfushorin defensiv raportohet se janë Chelsea, Manchester Unitedi e Liverpooli. Por interesim kanë shprehur edhe skuadra italiane e po ashtu spanjolle.
Guimaraes iu bashkua Newcastlet në vitin 2022 nga Lyoni dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Për ta transferuar brazilianin, klubet duhet të paguajnë klauzolën prej 110 milionë eurosh.
Ai ka shënuar tri gola në 27 ndeshje në Premier League. Ka kontribuar po ashtu me pesë asistime. Ka një gol në 18 paraqitje për Brazilin.
Artikuj të ngjashëm