Mesfushori i Brazilit, Bruno Guimaraes, po e luan edicionin e tij të fundit me fanellën e Newcastle Unitedit.
“The Sun” ka njoftuar të hënën se skuadra angleze e ka nxjerrë në shitje Brunon dhe tashmë është në pritje të ofertave për shërbimet e tij.
Mësohet se Newcastle ka qenë i detyruar të bëjë një veprim të tillë për shkak të ferplejit financiar dhe tashmë ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit, Manchester Cityt e Chelseat. 26-vjeçari është ndër mesfushorët më të vlerësuar në Premier League, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 100 milionë euro nga Newcastle, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Bruno këtë edicion ka një gol e katër asistime në 30 paraqitje për ekipin anglez, të cilit iu bashkua në janar të vitit 2022 nga Lyoni.