Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bruno me kontratë të re te Newcastle

Mesfushori Bruno Guimaraes do të jetë pjesë e Newcastle Unitedit edhe për një periudhë të gjatë, ka raportuar “The Telegraph”, të premten.

Bëhet e ditur se braziliani është në negociata me drejtuesit e Newcastle Unitedit për kontratën e re.

Kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2026, por tek ekipi anglez po duan ta mbajnë më gjatë Brunon pas paraqitjeve të mira që po i tregon.

Me kontratën e re, e cila pritet të bëhet zyrtare këtë muaj, 25-vjeçari do të mbetet te Newcastle deri në verën e vitit 2028.

Ai është pjesë e Newcastlet prej janarit të vitit të shkuar kur iu bashkua nga Lyoni, ndërsa këtë sezon ka 4 gola e 3 asistime në të gjitha garat.