Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Guimaraes vazhdon me Newcastlen

Bruno Guimaraes ka nënshkruar kontratë të re me Newcastlen edhe për pesë vjet të tjera.

Mesfushori brazilian është pajtuar që të qëndrojë në skuadër deri në vitin 2028.

Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga faqja zyrtare e klubit të Premier Leagues angleze.

“Më kujtohet intervista e parë. Kam thënë se dua të luajë për këtë klub në Ligën e Kampionëve dhe kjo po ndodh. Po bëjmë punë të mirë dhe kur i shoh bashkëlojtarët në fushë, jam krenar me ta. Jam krenar me të gjithë, ekipin, stafin, pronarët dhe tifozët”, ka thënë Guimaraes.

Mesfushori brazilian ka një gol të shënuar e dy asistime në 10 paraqitje në edicionin aktual.

Artikuj të ngjashëm