Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bruno me kontratë të re te Newcastle

Te Newcastle Unitedi po punojnë për ta mbajtur në ekip sa më gjatë që të jetë e mundur mesfushorin Bruno Guimaraes. “The Sun” bën të ditur se klubi anglez tashmë i ka ofruar brazilianit kontratë të re për ta mbajtur në radhët e veta deri në vitin 2028.

Me kontratën e re, Bruno do të jetë njëri prej futbollistëve më të paguar në klub, me pagë javore prej 200 mijë funtesh. Me këtë veprim, Newcastle po dëshiron t’u bëjë me dije të gjitha skuadrave se 24-vjeçari nuk është në shitje.

Bruno iu bashkua Newcastlet në fillim të këtij viti, ndërsa kontrata aktuale i skadon në vitin 2026.

Ai ka dy gola e po aq asistime në dhjetë paraqitje në Premier League, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë treguar Real Madridi, Manchester City, Chelsea e Barcelona.

Artikuj të ngjashëm