Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle e shqyrton shitjen e Guimaraesit

Newcastle United do të konsiderojë shitjen e mesfushorit brazilian, Bruno Guimaraes, shkruan “Football Insider”.

Me shitjen e 26-vjeçarit, Newcastle synon të blejë lojtar të rinj gjatë afatit kalimtar të verës. Ai vlerësohet rreth 85 milionë euro në tregun e transferimeve.

Guimaraes iu bashkua Newcastlet në janar të vitit 2022 nga Lyoni, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.

Ai me fanellën e klubit anglez ka shënuar tri gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat. Për Përfaqësuesen e Brazilit ka shënuar një gol në 18 ndeshje.