Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli synon transferimin e Guimaresit

Liverpooli po mendon seriozisht transferimin e mesfushorit brazilian të NeWcstle Unitedit, Bruno Guimares gjatë verës së këtij viti. Klubi anglez është gati t’i shpenzojë 100 milionë euro për futbollistin e Brazilit. PSG-ja dhe Barcelona, po ashtu, janë të interesuara për futbollistin 25-vjeçar.

Me Newcastlen, Guimares ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Skuadrës angleze iu bashkua në janar të vitit të kaluar nga skuadra franceze, Lyon. Në 36 ndeshje në të gjitha garat, Guimares ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 60 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm