Skuadra e Liverpoolit nuk ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit Bruno Guimaraes, ka njoftuar të hënën “The Sun”.
Mësohet se Liverpooli po bën gati një ofertë të re për ta bindur Newcastle Unitedin në lirimin e brazilianit. Bruno po kërkohet me ngulm nga trajneri Juergen Klopp dhe Liverpooli është gati të ofrojë mbi 80 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.
25-vjeçari ishte ndër lojtarët kresor te Newcastle edicionin e fundit, në të cilin siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Ai pati 4 gola e 5 asistime në 32 ndeshje të zhvilluara në kampionat, ndërsa me Neëcastlen ka kontratë deri në vitin 2026.
Bruno iu bashkua ekipit anglez në janar të vitit të shkuar nga skuadra e Lyonit.