Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shtohet konkurrenca për Brunon

Mesfushori i Newcastle Unitedit, Bruno Guimaraes, është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në tregun e futbollit. Pas Real Madridit e Chelseat, së fundmi në garë për transferimin e tij është futur edhe Liverpooli.

Braziliani është njëri prej lojtarëve kyç te Newcastle dhe më të vlerësuarve në Premier League. Edhe Liverpooli sikurse skuadrat e tjera, po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

24-vjeçari iu bashkua Newcastlet në fillim të këtij viti nga Lyoni për 40 milionë euro dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2026. Këtë edicion, ai ka dy gola e po aq asistime në nëntë paraqitje kampionale. Kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm