Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle blindon Guimaresin

Newcastle United planifikon t’i ofrojë Bruno Guimaresit një kontratë të re me pagën më të lartë në klub për të shmangur interesimin nga klubet e tjera. Kështu ka raportuar të hënën “goal.com”.

Mesfushori 25-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Por drejtuesit e klubit anglez po përballen me një numër të madh të klubeve të interesuara për futbollistin e Brazilit.

Guimares me fanellën e Newcastles ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me tri asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual.