Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi dhe Liverpooli në garë për Diazin

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë ndër klubet e interesuara për futbollistin e Real Madridit, Brahim Diaz.

Diaz 24-vjeçar u kthye te Reali në verën e vitit të kaluar nga Milani, ku ishte huazuar për dy vjet.

Diaz ka luajtur pak edhe për ekipin e parë të Manchester Cityt. Një rikthim në Angli është i mundshëm për reprezentuesin e Marokut. Diaz me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Ai në edicionin aktual në 33 ndeshje në të gjitha garat për Realin ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë.