Pasi vazhdoi me Virgil van Dijkun dhe Mohamed Salahun, Liverpooli tani do të fillojë negociatat për t’ia rinovuar kontratën sulmuesit të krahut, Luis Diaz.
Kështu ka raportuar të martën “El Heraldo”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrata aktuale, Diazit i përfundon në verën e vitit 2027.
Te Liverpooli janë të kënaqur me paraqitjet e Diazit këtë edicion.
28-vjeçari në 48 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuuar me 17 gola dhe tetë asistime.
Diazi shpreson për një rritje të pagës, pasi aktualisht nuk është as në mesin e dhjetë lojtarëve më të paguar te Liverpoolit.
Ai iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Porto për 54 milionë euro.