Liverpooli e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të nisur bisedimet për sulmuesin Luis Diaz.
Burime të BBC-së brenda klubit kanë bërë të ditur se kolumbiani Diaz, njëri prej lojtarëve vendimtar të Liverpoolit në triumfin në Premier League, nuk është në shitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari iu bashkua Liverpoolit nga Porto në janar të vitit 2022, dhe ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai i shënoi 13 gola dhe dhuroi shtatë asistime, kur Liverpooli e fitoi Premier Leaguen me 10 pikë më shumë se përcjellësi Arsenali.
Diazi ishte kërkuar edhe nga Manchester City në verën e vitit të kaluar, kurse është pëlqyer edhe nga shumë skuadra të Arabisë Saudite.