Trajneri Arne Slot të premten e ka konfirmuar qëndrimin e sulmuesit Luis Diaz te Liverpooli. Ai po shpreson që Diaz të ketë ndikim të madh në sezonin e ri në Premier League.
“Ka shumë spekulime vazhdimisht në këtë vend, kjo është e qartë për mua. Kështu që nuk është çudi nëse ju dëgjoj duke thënë se është edhe për Luis Diazin. E ardhmja e tij është me ne sepse më pëlqen shumë ajo që kam parë në dhjetë ditët e fundit. E pashë të njëjtën gjë sezonin e kaluar. Ai ka pasur ndikim të madh te Liverpooli dhe shpresoj që ai të ketë ndikim të madh edhe në sezonin e ri”, deklaroi Slot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDiaz me skuadrën angleze ka kontratë edhe dy vite.