Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sloti pritet të qëndrojë te Liverpooli për edicionin e ardhshëm

Arne Slot

Arne Slot pritet të mbetet trajner i Liverpoolit edhe edicionin e ardhshëm, ka raportuar të martën Sky Sports.

Pasi e fitoi titullin e kampionit në Angli, Liverpooli ka pasur telashe në edicionin aktual.

Dhe e ardhmja e Slotit në krye të skuadrës ishte në dyshim për kohë të gjatë. Por pasi Liverpooli është shumë pranë që ta sigurojë paraqitjen në Champions në edicionin e ardhshëm, klubi pritet t’i besojë holandezit Slot.

Para këtij edicioni, Liverpooli investoi qindra miliona euro në transferime.