Sulmuesi i krahut, Luis Diaz, është njëri prej futbollistëve më në formë këtë edicion te skuadra e Liverpoolit. Por ai gjatë verës mund të largohet nga Liverpooli, ka raportuar të dielën “One Football”.
Diaz do të ishte shumë i lumtur në rast të transferimit te gjiganti katalunas, Barcelona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBabai i Diazit kishte deklaruar se Barcelona është skuadra që 28-vjeçari Diaz e ka admiruar nga fëmijëria.
Reprezentuesi i Kolumbisë, Diaz, te Liverpooli u transferua në vitin 2022 nga Porto për 53 milionë euro.
Ai në 41 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime.