Bayern Muncheni së shpejti pritet ta zyrtarizojë transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz.
Kështu ka raportuar të dielën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëveshja mes Bayernit dhe Liverpoolit është pothuajse e kompletuar.
Sulmuesi i krahut te gjiganti bavarez do të transferohet për 75 milionë euro. Do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.
“Të kuqtë” javën e kaluar e refuzuan një ofertë të Bayernit me vlerë prej 58.5 milionë funte për Reprezentuesin e Kolumbisë.
Diaz së fundi nuk u ftua nga Liverpooli për ndeshjen miqësore ndaj Milanit. Kolumbiani pritet ta ndihmojë shumë Bayernin në fazën e sulmit.
28-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 17 gola e 8 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat. Me Liverpoolin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Pjesë e gjigantit anglez është nga viti 2022, kur u transferua nga Porto për 54 milionë euro.