Pas lëndimit të Jamal Musialas, Bayern Munichu është në kërkim të përforcimit të fazës së sulmit.
Kandidati i preferuar i skuadrës së madhe gjermane është sulmuesi i Liverpoolit, Luis Diaz.
“20 Minuten” ka shkruar të premten se oferta e përmirësuar për sulmuesin kolumbian mbërrin deri në 63 milionë franga zvicerane.
Në aspektin personal, Diazi dhe Bayerni tashmë janë pajtuar për një kontratë deri në vitin 2029.
28-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me 17 gola e 8 asistime në 50 paraqitje në të gjitha garat.