Liverpooli i ka thënë Barcelonës se futbollisti kolumbian, Luis Diaz, është pjesë e planeve afatgjata të klubin dhe nuk do të jetë në shitje këtë verë.
Kështu ka raportuar të mërkurën “Mirror”.
Diaz 27-vjeçar me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Ekipit anglez iu bashkua në janar të vitit 2022 nga skuadra e Portos.
Diaz me fanellën e Liverpoolit ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar pesë herë në 38 ndeshjet e edicionit aktual. Ai 11 gola i ka shënuar edhe për Kolumbinë në 45 ndeshje.
Artikuj të ngjashëm