Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Mainoo vazhdon kontratën me Manchester Unitedin

Kobbie Mainoo

Mesfushori Kobbie Mainoo e ka vazhduar kontratën me Manchester Unitedin deri në vitin 2031. 

21-vjeçarit anglez i skadonte kontrata e mëparshme në vitin 2027, por ka vendosur të vazhdojë edhe më tutje me “djajtë e kuq”. 

“Manchester Unitedi ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Ky klub i veçantë do të thotë çdo gjë për familjen time”, ka thënë Mainoo pas vazhdimit të kontratës. 

Mainoo në 26 paraqitje i ka tri asistime në këtë sezon, por vlerëoshet shumë i rëndësishëm për klubin e madh anglez.