Aston Villa ka kthyer interesimin kah sulmuesi i krahut, japonezi Takefusa Kubo, përcjell “The Sun” të premten.
Mësohet se është trajneri i ekipit anglez, Unai Emery, ai që po insiston në transferimin e 21-vjeçarit këtë verë.
Kubo po shkëlqen këtë edicion te Real Sociedadi dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Ai tek Aston Villa po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin dhe ekipit anglez pritet së shpejti t’i bëjë ofertë zyrtare për transferimin e tij.
Kubo ka 8 gola e 7 asistime në të gjitha garat deri më tani, ndërsa me Sociedadin ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai u transferua te Sociedadi para fillimit të këtij sezoni nga Real Madridi për 7 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm