Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kubo drejt Sociedadit

Takefusa Kubo karrierën mund ta vazhdojë te Real Sociedadi.

Specialisti i transferimeve, Fabrizo Romano, shkruan se Real Sociedadi është në bisedime me Real Madridin për Kubon.

Bisedimet po shkojnë shumë mirë dhe finalizimi pritet të bëhet shumë shpejt.

Sociedadi dëshiron të marrë 50 për qind të kartonit të lojtarit, duke paguar 6.5 milionë euro. Mesfushori ofanziv, do të firmos deri në vitin 2027.

Japonezi Kubo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.

21-vjeçari ka qenë i huazuar te Mallorca në sezonin e fundit. Më herët ishte i huazuar edhe te Getafe e Villarreali.