Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, algjerianin Riyad Mahrez ka raportuar “Fichajes” të hënën.
Bëhet e ditur se te Reali po e shohin si përforcim të duhur për sezonin e ardhshëm, dhe janë të gatshëm të ofrojnë deri në 70 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.
Mahrez 30-vjeçar këtë edicion ka treguar paraqitje fantastike te Manchester City, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë pesë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat me fanellën e Cityt. Mahrez është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Leicester City.