Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon ta mbajë Mahrezin

Riyad Mahrez, sport, manchester city

Manchester City do të nisë bisedimet me Riyad Mahrezin për vazhdimin e kontratës.

Drejtuesit e klubit anglez dëshirojnë ta mbajnë sulmuesin e krahut që ka treguar formë të larët këtë edicion.

Krerët e klubit do t’i ofrojnë kontratë trevjeçare, që do ta mbante Mahrezin në “Etihad” deri në vitin 2026.

Këtë sezon Mahrez ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dy asistime në të gjitha garat.