Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Al-Ahli kërkon Mahrezin

Skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli, ka shprehur interesim për algjerianin Riyad Mahrez, i cili është pjesë e Manchester Cityt. “Daily Mail” raporton të enjten se ekipi saudit tashmë ka kontaktuar Cityn në lidhje me sulmuesin e krahut.

Mësohet se Al-Ahli është gati të shpenzojë mbi 40 milionë euro për ta bindur kampionin e Anglisë në lirimin e Mahrezit gjatë kësaj vere. 32-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2025 dhe vlerësohet lart nga trajneri Pep Guardiola.

Këtë edicion, Mahrez ka treguar formë fantastike, ku ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar 13 herë në të gjitha garat.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga skuadra e Leicesterit.