Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon Raphinhan e Barcelonës

Raphinha

Manchester City dëshiron ta zëvendësojë Riyad Mahrezin me futbollistin brazilian të Barcelonës, Raphinha.

“Daily Mail” raporton të enjten se Mahrez do të largohet nga City për ta vazhduar karrierën ne Arabinë Saudite.

City është i gatshëm t’i ofroj 40 milionë euro Barcelonës për Raphinhan. Sulmuesi 26-vjeçar me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Reprezentuesi i Brazilit pjesë e Barçës është prej vitit të kaluar. Me fanellën e Barcelonës shënoi dhjetë gola dhe kontribuoi me 12 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat.