Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Skuadrat arabe pas Raphinhas

Raphinha

Muajin e kaluar, Barcelona ishte shumë afër që ta largonte nga skuadra Raphinhan, por një gjë e tillë mund të ndodhë në afatin kalimtar të verës.

Sipas mediumit “Sport”, Al Ahli, Al Hilali dhe Al Ittihadi, janë të interesuara për shërbimet e brazilianit që luan në krah.

Këto skuadra të elitës së futbollit të Arabisë Saudite janë të gatshme t’i shpenzojnë 60 milionë euro, ndërsa Barça sipas mediumit spanjoll, kërkon edhe 20 milionë euro më shumë.

Barcelona dëshiron ta largojë futbollistin brazilian që përfiton 5.5 milionë euro në sezon.

Ai në vitin 2022 u transferua nga Leedsi anglez.

Në 27 paraqitje të edicionit aktual, Raphinha ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime në të gjitha garat.