Skuadra e Barcelonës ka marrë përfundimisht vendim për të ardhmen e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha. “Mundo Deportivo” raporton të hënën se Barça do ta shes Raphinhan me të përfunduar edicioni aktual pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Prej vitit të ardhshëm, Barcelona do t’i shqyrtojë të gjitha ofertat mbi 50 milionë euro për Raphinhan, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2027.
27-vjeçari ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime në 16 paraqitje në këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa Barcelonës iu bashkua verën e vitit të shkuar nga Leeds Unitedi për 58 milionë euro.