Pas Ansu Fatit e Ferran Torresit, te Barcelona kanë marrë vendim ta nxjerrin në shitje edhe një sulmues tjetër pas përfundimit të sezonit aktual.
Bëhet fjalë për brazilianin Raphinha, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave tjera të Evropës, ka raportuar “Mundo Deportivo” të dielën.
Mësohet se për ta lënë të lirë Raphinan në verë, Barcelona po kërkon të paktën 70 milionë euro. 26-vjeçari iu bashkua ekipit spanjoll para fillimit të këtij sezonit nga Leeds Unitedi, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Ai ka 9 gola e po aq asistime në 39 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Raphinha ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm