Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raphinha do të largohet nga Barça në verë

Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha, pritet të jetë ndër largimet e para në verë te skuadra e Barcelonës. “Mundo Deportivo” raporton të enjten se te Barça nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Raphinas dhe për këtë arsye kanë vendosur ta nxjerrin në shitje.

Për ta lënë të lirë brazilianin, Barcelona po kërkon të paktën 50 milionë euro. 26-vjeçari iu bashkua Barcelonës me bujë të madhe para fillimit të këtij sezoni, por nuk e ka bindur trajnerin Xavi Hernandez dhe nuk është pjesë e formacionit të parë.

Në 26 ndeshje të luajtura deri më tani, Raphinha ka katër gola e shtatë asistime. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, ekip që pagoi 58 milionë euro për ta transferuar nga Leeds Unitedi.