Sport

Barça kërkon 60 mln për Raphinhan

Braziliani Raphinha përfundimisht do të largohet nga skuadra e Barcelonës këtë verë, kanë raportuar mediumet spanjolle të hënën. Bëhet e ditur se Barcelona tashmë i ka caktuar çmimin brazilianit, i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave nga Anglia.

Për ta lënë të lirë Raphinhan me të përfunduar sezoni aktual, Barcelona po kërkon të paktën 70 milionë euro. Te Barcelona janë të detyruar të bëjnë një shitje të tillë për shkak të gjendjes financiare, ndërsa favorit për transferimin e Raphinhas po vlerësohet Newcastle Unitedi.

26-vjeçari iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij sezoni nga Leeds Unitedi për 58 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Në sezonin e tij të parë te Barcelona, Raphinha ka 10 gola e 11 asistime në të gjitha garat.