Newcastle Unitedi po insiston në transferimin e brazilianit Raphinha këtë verë, ka raportuar “The Sun” të mërkurën.
Bëhet e ditur se Newcastle tashmë ka kontaktuar Barcelonën dhe ka bërë ofertë zyrtare për Raphinhan. Thuhet se për kartonin e 26-vjeçarit, Newcastle ka ofruar rreth 70 milionë euro. Raphinha te Newcastle po shihet si përforcim i madh për sezonin e ardhshëm dhe ekipi anglez do ta bëjë të pamundurën për t’i siguruar shërbimet e tij këtë verë. Ai para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Barcelonës nga Leeds Unitedi dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në verën e vitit 2027.
Deri më tani, Raphinha ka 9 gola e 10 asistime në të gjitha garat për Barcelonën.