Skuadra e Liverpoolit po synon transferimin e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha në afatin kalimtar të janarit. “Fichajes” ka raportuar se Liverpooli ka bërë gati ofertën për Barcelonën, ekip që tashmë e ka nxjerr në shitje Raphinhan dhe për kartonin e tij po kërkon të paktën 70 milionë euro.
Mësohet se Liverpooli do t’ia ofrojë Barcelonës, kolumbianin Luis Diaz, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
Kështu që, Liverpooli është i gatshëm ta shkëmbejë Diazin me Raphinhan, lëvizje që mund të finalizohet në fillim të vitit të ardhshëm.
Diaz në fillim të vitit të shkuar iu bashkua Liverpoolit dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në vitin 2027. Ndërkohë, Raphinha është pjesë e Barcelonës prej verës së shkuar dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Këtë edicion, Raphinha ka 2 gola e 3 asistime për Barçën, ndërsa Diazi ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asistim për Liverpoolin.