Newcastle Unitedi po insiston në transferimin e sulmuesit të krahut, brazilianit Raphinha këtë verë. “Mundo Deportivo” raporton të mërkurën se ekipi anglez ka rritur ofertën për futbollistin e Barcelonës dhe tashmë ka bërë ofertë zyrtare për shërbimet e tij.
Mësohet se Newcastle ka ofruar 80 milionë euro për Raphinhan, i cili pritet të largohet nga Barcelona pas vetëm një edicioni. Raphinha po shihet si përforcim i madh te Newcastle, ekip që edicionin e ri pritet të paraqitet në Ligën e Kampionëve.
Ai ka 10 gola e 11 asistime për Barcelonën deri më tani, ndërsa në Spanjë u transferua verën e shkuar nga Leeds Unitedi për 58 milionë euro.
Raphinha ka kontratë me Barçën deri në verën e vitit 2027.