Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona nxjerr në shitje Raphinhan

Raphinha

Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha, do të jetë njëri prej emrave të mëdhenj që do të largohet nga Barcelona në fund të këtij edicioni. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të hënën se te Barcelona kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Raphinhan në verën tjetër.

Thuhet se trajneri Xavi Hernandez nuk është i kënaqur me paraqitjet e tij dhe Barcelona tashmë po pret ofertat e skuadrave tjera për 26-vjeçarin.

Raphinha iu bashkua Barcelonës vitin e shkuar, ndërsa këtë edicion ka 2 gola e 3 asistime në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro. Interesim për Raphinhan thuhet se tashmë kanë shfaqur Chelsea dhe Newcastle Unitedi.

Artikuj të ngjashëm