Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni interesohet për Raphinhan

Raphinha

Bayern Munichu ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, brazilianin Raphinha. “Sky Sport Germany” raporton të martën se Bayerni pritet së shpejti ta kontaktojë Barcelonën në lidhje me transferimin e Raphinhas.

Raphinha pritet të largohet këtë verë nga Barcelona, ndërsa klubi spanjoll për kartonin e tij po kërkon të paktën 60 milionë euro. 26-vjeçari pëlqehet nga trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel që po e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ri.

Raphinha po kërkohet edhe nga Newcastle Unitedi, ndërsa me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2027.

Ai verën e shkuar iu bashkua Barcelonës nga Leeds Unitedi, ndërsa në edicionin e tij të parë tek ekipi spanjoll, pati 10 gola e 12 asistime në të gjitha garat.