Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona në garë për Sanen

Leroy Sane

Pas Real Madridit edhe skuadra e Barcelonës është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Leroy Sane ka shkruar “Marca” të enjten. Reprezentuesi i Gjermanisë pritet të largohet nga Bayern Munichu këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025.

Te Barcelona, Sane po shihet si përforcim ideal për sulmin dhe zëvendësim për brazilianin Raphinha, i cili tashmë është nxjerr në shitje.

28-vjeçari ka nëntë gola e po aq asistime në 24 paraqitje këtë edicion për Bayernin në të gjitha garat, ndërsa është pjesë e ekipit gjerman prej vitit 2020.

Ai më herët ka luajtur edhe për Manchester Cityn e Schalken, ndërsa me Gjermaninë ka 59 paraqitje dhe 13 gola. Krahas ekipeve spanjolle, situatën e futbollistit të krahut po e monitorojnë edhe skuadrat nga Anglia.

Artikuj të ngjashëm