Real Madridi po e monitoron situatën e sulmuesit të krahut, Leroy Sane te skuadra e Bayern Munichut. “Bild” raporton të enjten se Reali ka shprehur interesim për reprezentuesin e Gjermanisë, të cilin po synon ta transferojë në fund të këtij edicioni.
Sane pritet të largohet nga Bayerni këtë verë pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2025. Te Reali janë të gatshëm të ofrojnë mbi 50 milionë euro për kartonin e 27-vjeçarit, i cili po shihet si përforcim i mirë për repartin ofensiv.
Sane ka treguar paraqitje të mira këtë edicion, ku ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë po aq asistime në të gjitha garat. Ai është pjesë e Bayernit prej vitit 2020, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Manchester City e Schalke.