Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali e Barça në garë për Sanen

Leroy Sane

Real Madridi dhe Barcelona po e monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit të krahut, Leroy Sane te skuadra e Bayern Munichut. “Marca” ka shkruar se Sane ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin, pasi po planifikon largimin nga klubi gjerman në fund të këtij edicioni.

Ai po shihet si përforcim i duhur për Realin dhe Barcelonën, ekipe që po përgatitin ofertën për transferimin e tij.

Sane ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij, vlerësohet mbi 50 milionë euro.

Reprezentuesi i Gjermanisë është pjesë e Bayernit prej vitit 2020, ndërsa këtë edicion ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje në të gjitha garat. 27-vjeçari ka luajtur edhe për Manchester Cityn e Schalken.