Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon rikthimin e Sanet

Leroy Sane

Manchester City po synon ta rikthejë sulmuesin e krahut, Leroy Sane pas tri vjetësh. “Daily Mail” shkruan të enjten se te kampioni i Anglisë po bëjnë gati ofertën për transferimin e reprezentuesit gjerman në fund të këtij edicioni.

Sane, së fundmi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Bayernin dhe te City po duan ta shfrytëzojnë këtë situatë.

Sane luajti katër edicione për Cityn (2016/2020), përpara se t’i bashkohet Bayernit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

27-vjeçari me fanellën e Cityt ka fituar dy tituj kampioni të Anglisë, ndërsa kartoni i tij, aktualisht vlerësohet mbi 50 milionë euro. Këtë edicion, Sane ka 9 gola e 7 asistime në 18 ndeshje të luajtura për bavarezët.