Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mahrez pranon ofertën e Al-Ahlyt

Manchester City është i gatshëm ta pranojë ofertën prej 30 milionë euro për Riyad Mahrezin nga klubi saudit, Al-Ahly. Kështu ka raportuar të hënën “The Athletic”. 32-vjeçari mësohet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga skuadra saudite. Ai ka pranuar pagën me vlerë 25 milionë euro në vit. Mahrez pritet t’u nënshtrohet kontrollimeve mjekësore gjatë kësaj jave.

City po planifikon zëvendësimin e Mahrezit, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2025. Sulmuesi algjerian pjesë e Cityt është prej vitit 2018.

Artikuj të ngjashëm